
Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me shkrimin e gazetës austriake, të cilët publikuan shkrimin për akuzat ndaj Presidenti, i cili kishte paguar 700 mijë dollarë për një foto me Donald Trump.
Meta deklaroi se ka bërë një pagesë transparente për disa shërbime të konfirmuara dhe transparente.
"Janë vëtëm shpifje dhe asgjë tjetër. Ç’komente për këto shkrime pa emër që i sponsorizon Rilindja. Ai është një ripërtypje në publik e disa shpifjeve e bërë nga revista e njohur Father Johns. Për sa i takon LSI-së, keni dekaratë nga Shaban Sulçe në vitin 2018. Përgjigjet janë shumë shteruese aq sa revista Father Johns nuk i botoi.
Përgjigja ime është e qartë, është një mashtirm. Unë kam marrë pjesë si Kryetar i Kuvendit. Gjithçka është e verifikuehsme dhe nuk kemi asnjë lidhje me atë mashtrim," tha Meta.