"Sokol Olldashi është vrarë nga...", Spartak Ngjela plas "bombën": Kujdes janë ekzekutuar nga...

10 June 2022, 14:42Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Sokol Olldashi është vrarë nga...", Spartak Ngjela
Spartak Ngjela

Teksa ka shtruar vetë pyetje “a ka vrarë politika?”, avokati Spartak Ngjela ka hedhur dyshime se ish-ministri i Transporteve Sokol Olldashi dhe biznesmeni i lidhur me historinë e Gërdecit, Kosta Trebicka janë ekzekutuar nga vrasës me pagesë.

Duke sqaruar se ky është krim i organizuar për vrasje me para, Ngjela tha se Dumani dhe kundërshtarët e tij e njohin njëri-tjetrin, por pyetja është se pse shteti i ka lënë kaq gjatë pa i arrestuar.

“Po politika a ka vrarë? Dy vrasje kemi ne që mendohet se i kanë bërë vrasësit me pagesë. Është Olldashi dhe ai, Trebicka. Dihet që janë vrarë ata nga vrasësit me pagesë. Të shkon mendoja po janë involvuar këta në këto dy vrasje se këta janë provuar që janë vrasës. Edhe Trebicka dhe Olldashi janë provuar që janë vrasje, se nuk është provuar si të ketë dalë ai kur ka rënë makina nga 40 metra”, tha Ngjela.


Video