Shembja e Teatrit, Budina: Deputetët e Bashës dhe LSI-së e dinin se çfarë do ndodhte, prandaj nuk ishin atje

13 September 2022, 18:20Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shembja e Teatrit, Budina: Deputetët e Bashës dhe LSI-së e dinin
Edmond Budina

Regjisori Edmond Budina ka akuzuar grupimin e deputetëve të opozitës që ishin krah Lulzim Bashës dy vite më parë, kur u shemb Tetari Kombëtar në qendër të Tiranës. 

Budina tha në News24 se bashkë me LSI-në, ata e dinin çfarë do të ndodhte atë mbrëmje 17 maji dhe u larguan qëllimisht.

Edmond Budina: Ne sot kemi një opozitë që nuk fle gjumë. E shikoj në mënyrën sesi reagohet. Deri tani gjërat që kanë bërë janë reale, këtë e shohë edhe në frikën që e ka zënë pozitën. Mundohen të bëjnë njërën e tjetrën dhe të nxjerrin jashtë loje… E ka zënë frika pozitën.

Nuk them që kjo opozitë është e pafajshme. Edhe ata kanë qenë në pushtet. Nëse ata marrin përsipër gabimet që kanë bërë dhe e bëjnë këtë me ndershmëri, gjërat do ndryshojnë.

Pyetje: Ndarja e PD në dy grupime dhe protesta e sotme e Metës?

Edmond Budina: Nuk është mirë që ata janë të përçarë. Por unë do thoja që përçarja është vetëm te deputetët, te ata që marrin rrogat dhe janë në Parlament pa meritë. Për grupimin e Bashës. Një pjesë e tyre janë pa meritë atje, nuk kanë bërë asgjë në këto 9 vite. E bëjnë vetëm të mbajnë ato poste. Le të dalin në bazë dhe të shikojnë sa vota do marrin.

Veprimet të cilat kryhen, se i kam parë që bëjnë shfaqje me komisionet se aty nuk zgjidhet asgjë, bëjnë shfaqe, por nuk shkojnë të denoncojnë në SPAK, të përplasen me Qeverinë. Por vetëm llafe, llafe. Në lëvizjen që kemi pasur për Teatrin, ata kanë bërë një vepër kriminale. Ata kishin të dhëna që do shembej atë natë, nuk ishin atje. Eksponentët kryesorë të LSI e të gjithë duhet të ishin atje.


Video