Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ka përfunduar pas rreth 2 orësh takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij të Kosovës, Albin Kurti, i zhvilluar në "Vilën 30" në Tiranë.
Kurti erdhi sot në Tiranë pasi la në mes një konferencë për mediet, duke thënë se kishte një “takim urgjent”, por pa sqaruar se për çfarë bëhej fjalë.
Mësohet se në takim është folur për bashkëpunimin Shqipëri-Kosovë, në fushën e infrastrukturës. Konkretisht për Portin e Durrësit, si edhe për hekurudhën Tiranë-Prishtinë. Kurti ka qenë u shoqëruar nga ministri i Financave, Hekuran Murati.
Gjithashtu në fokus të bisedës ka qenë edhe rezoluta e miratuar në Kuvend kundër raportit të Dick Marty-t.