Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zyrtarizuar ditën e sotme ndarjet për këshillat Bashkiakë për zgjedhjet vendore të 14 majit.
Në rang kombëtar, Partia Socialiste renditet e para me një diferencë të frikshme nga kundërshtarët duke marrë 758 mandate.
Ndërsa koalicioni Bashkë Fitojmë renditet i dyti në zgjedhjet vendore duke marrë vetëm 292 mandate. Më pas vjen Partia Demokratike me 123 mandate dhe më pas PSD e Tom Doshit me 116 mandate.
Për këshillat bashkiakë ishin në lojë 1613 mandate në të 61 bashkitë e vendit. Peshën kryesore të mandatave e mbajnë bashkitë kryesore në vend si, Tiranë, Shkodër, Vlorë, Durrës, Elbasan, Korçë, Vlorë.
REZULTATI NË RANG KOMBËTAR:
- Partia Socialiste 758 mandate
- Bashkë Fitojmë 292 mandate
- Partia Demokratike 123 mandate
- Partia Social Demokrate 116 mandate
- Partia Agrare Ambientaliste 52 mandate
- Partia Republikane 34 mandate
- Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet 25 mandate
- Partia Lëvizja e Legalitetit 21 mandate
- Partia e Gjelbër 20 mandate
- Aleanca Progresiste L.Zh.K. 19 mandate
- Partia Demokracia Sociale 18 mandate
- Aleanca Arbnore Kombëtare 18 mandate
- Fryma e Re Demokratike 17 mandate
- Aleanca Liberale e Djathtë 13 mandate
- Partia Aleanca Demokratike e Shqipërisë 10 mandate
- Partia Kristin Demokrate 8 mandate
- Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen 8 mandate
- Ardhmërija Shqiptare 8 mandate
- Partia Balli Kombëtar 5 mandate
- Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë 5 mandate
- Nisma Thurje 5 mandate
- Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet 5 mandate