VIDEO/ “Ti je legen, zagar”, ish-deputeti i PD përplaset me Arben Skënderin!

31 May 2023, 09:44Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ “Ti je legen, zagar”, ish-deputeti i PD përplaset me
Në foto: Ish-deputeti demokrat Azgan Haklaj është përfshirë në një debat me demokratin tjetër dhe ish-kandidatin për deputet të Bindjes Demokratike, Arben Skënderi

Ish-deputeti demokrat Azgan Haklaj është përfshirë në një debat me demokratin tjetër dhe ish-kandidatin për deputet të Bindjes Demokratike, Arben Skënderi. Nuk kanë munguar as fyerjet mes të dyve, aq sa Skënderi ka braktisur emisionin.

Shkak janë bërë bisedat në studion e emisionit “RepolitiX” për rikthimin e Lulzim Bashës. U desh ndërhyrja e moderatorit që situata mes dy panelistëve të qetësohet fillimisht, por ajo agravoi përsëri më vonë derisa Arben Skënderi u largua.

Replikat: 

Skënderi: Në 2019, kur unë kandidova ju dogjët mandatet dhe pastaj u kthyet si legena…

Haklaj: Ti je legen e super legen

Skënderi: Ti je legen

Haklaj: Ti je legen

Skënderi: Legen je vetë!

Haklaj: Je zagar

Skënderi: Të të vijë zor, flet me këtë gjuhë


Video