Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me komandantin e KFOR, Angelo Michele Ristuccia, lidhur me tensionet në veri të Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e KFOR-it, përmes një postimi në Twitter, ku thuhet se KFOR-i ka marrë mbështetje të plotë nga Shqipëria për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.
“Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, zhvilloi një bisedë me Bajram Begajn. Presidenti i Republikës së Shqipërisë shprehu mbështetjen e plotë për misionin e KFOR-it dhe aktivitetet e tij, si dhe u uroi shërim të shpejtë ushtarëve të lënduar në demonstrata”, thuhet në reagimin e KFOR-it në “Twitter”.
Kujtojmë se nga dhuna e ushtruar nga serbët në veri të Kosovës, kanë mbetur të plagosur disa persona, mes të cilëve edhe trupa të KFOR-it.
#KFOR Commander, MG Ristuccia, had a conversation with @BajramBegajAL. The President of the Republic of Albania expressed full support for the KFOR mission and its activities and wished a speedy recovery to the soldiers injured in the demonstrations.
— NATO Kosovo Force - KFOR (@NATO_KFOR) May 30, 2023