Kryeministri Edi Rama, në konferencën globale të sigurisë Globsec të zhvilluar ditën e sotme në Bratislavë, është takuar dhe me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama bën me dije se kanë diskutuar tema që kanë lidhje me konfliktin në Ukrainë, por edhe marrëdhënia e Ballkanit Perëndimor me BE-në si edhe nevoja për një qasje të re politike-ekonomike.
"Bratislavë, Sllovaki – Me Presidentin e Republikës së Francës, Emmanuel Macron, në një takim shumë miqësor, ku u prekën me thellësi temat e rajonit tonë në sfondin e konfliktit në Ukrainë, marrëdhënia e Ballkanit Perëndimor me BE-në dhe nevoja për një qasje të re politiko-ekonomike, si edhe marrëdhëniet bilaterale Francë-Shqipëri" - shkruan Rama