Rama, Kurti dhe Vuçiç në një forum të përbashkët, a do të ketë takim?

31 May 2023, 11:32Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama, Kurti dhe Vuçiç në një forum të
Në foto: Rama, Kurti dhe Vuçiç

Kryeministri Edi Rama është i pranishëm sot në një takim që po mbahet në Bratislavë të Sllovakisë, ku është duke u diskutuar në lidhje me të ardhmen ekonomike të Ballkanit.

Në këtë forum është i pranishëm dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti si dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçic.

Mes tyre u tentua që të organizohej një takim nga i dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Nga Qeveria e Kurtit thanë fillimisht se kryeministri e ka shtyrë pjesëmarrjen, për shkak të zhvillimeve në veri të Kosovës.

Vuçiç, megjithatë, tha se nuk do të shkojë në Bratisllavë, sepse, siç u shpreh, “është më e rëndësishme të jem me popullin tim”.


Video