Rama reagon për debatin Kosovë-Serbi: Askush të mos e akuzojë Kurtin për tradhti, bëri gjënë e duhur

28 February 2023, 10:19Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rama reagon për debatin Kosovë-Serbi: Askush të mos e

Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar pas takimit të djeshëm mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç në Bruksel ku u diskutua plani europian i cili nuk u nënshkrua nga Serbia.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Rama tha se Kurti ka bërë gjënë e duhur duke e pranuar planin dhe u ka bërë thirrje që askush mos ta akuzojë për  tradhti.

“Uroj që askush të mos e akuzojë Albin Kurtin për tradhëti apo harresë, por gjithkush të kuptojë se kryeministri i sotëm i Kosovës ka bërë gjënë e duhur, duke hedhur një hap të parë me shumë rëndësi drejt daljes nga kurthi i të djeshmes. Hapa të tjerë pasofshin pa humbur kohë”, shkruan Rama.

Zbatimi i propozimit evropian për normalizimin e raporteve, është hapi i radhës që Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin në një periudhë relativisht të shkurtër kohore.

Propozimi, që palëve iu dorëzua shtatorin e kaluar, u pranua gjatë takimit të 27 shkurtit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në praninë e ndërmjetësuesve evropianë. Plani i Bashkimit Evropian u firmos nuk u firmos dje nga Serbia.


Video