"Ajo që për të tjerët quhet evazion, për Lefterin është korrupsion", Manjani: Arrestim që po gëzon turmat!

28 February 2023, 09:03Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Ajo që për të tjerët quhet evazion, për Lefterin
Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani dhe Lefter Koka

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar sërish në lidhje me arrestimin e ish-ministrit Lefter Koka për çështjen e inceneratorëve.

Manjani bën disa pyetje elementare që zbulojnë korrupsionin, por që në këtë rast kanë mbetur pa përgjigje: “Ku janë paratë; Kush e korruptoi Lefterin dhe si; Kë favorizoi”. 

Manjani vazhdon të pyes: Mos është evazion fiskal? "Evazion është, madje disa janë dënuar për evazion. Por evazioni i tyre quhet korrupsion për Lefterin", vijon ai.

Në fund Manjani e mbyll me një këshillë: “Ruhuni nëse shokët tuaj apo të fëmijëve tuaj bëjnë evazion se e hani ju për korrupsion! Mbani parasysh, gjithmonë në narrativë, se arrestimi juaj gëzon pa masë turmat...  

Narrativa, narrativa posi.
Lefter Koka kaloi vitin në paraburgim me 3 akuza x 2 çështje në kurriz.
E akuzojnë në narrativë për korrupsion.
Robi, po në narrativë, pyet:
-Ku janë lekët apo plaçka e korrupsionit?
Hiç. Asnjë qindarkë e kapur.
-Kush e korruptoi?
Nuk dihet. Askush nuk ka dhënë asnjë dëshmi, qoftë dhe anonime që ka dhënë bakshish.
-Ç'favor kreu dhe për llogari të kujt?
Po, si të them, diçka do ketë bërë...
-Si u korruptua?
Po ja, ca shokë të djalit të tij kanë faturuar për kompaninë e inceneratorit dhe, Lefteri del "korruptuar"....!
-Mos është evazion fiskal?
Evazion është, madje disa janë dënuar për evazion. Por evazioni i tyre quhet korrupsion për Lefterin. Reforma vlla, reforma...
-Kur u korruptua?
Po si të them, 4 vite pasi firmosi një kontratë me autorizim të qeverisë.
------------
Pra shkurt, në narrativë, ruhuni nëse shokët tuaj apo të fëmijëve tuaj bëjnë evazion se e hani ju për korrupsion!
Mbani parasysh, gjithmonë në narrativë, se arrestimi juaj gëzon pa masë turmat...
------------
#Partia ime më kallëzon, partia tjetër të arreston...
#Drejtësia nuk është perfekte, por ama po ecën përpara-tha ajo.
#Përpara drejt diktaturës së rilindur.


Video