Përplasje tavolinash dhe karrigesh, degradon debati mes Ardian Çelës dhe drejtueses së Kadastrës së Durrësit

27 February 2023, 13:34Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përplasje tavolinash dhe karrigesh, degradon debati mes Ardian
Ardian Çela

Afrimi i zgjedhjeve lokale të 14 Majit, ka sjellë dhe debatet e forta mes drejtuesve politik të Partisë Socialiste dhe drejtuesve të institucioneve.

Burime për Vox News.al bëjnë me dije se pasditen e të enjtes është regjistruar një debat i fortë mes Drejtuesit të PS-së për Qarkun e Durrësit, Ardian Çela, kreut të PS-së për qytetin bregdetar Luan Zaza me drejtoreshën e Kadastrës së Durrësit Xheni Agolli.

Mësohet se debati është regjistruar në selinë e PS-së në Durrës dhe ka degraduar deri në përplasje tavolinash dhe karrigesh.

Debati më i ashpër është regjistruar mes Çelës dhe Agollit dhe kjo e fundit është larguar 10 minuta, pas nisjes së mbledhjes. Burime për Vox News.al bëjnë me dije se Xheni Agolli ditën e sotme nuk është paraqitur as në punë.

Mësohet se mbledhja ka patur në fokus të diskutimeve problematikat dhe kolapsin që ka Kadastra dhe bllokimin për më shumë se tre muaj të legalizimeve të Durrësit që presin nga viti 2005-2006.

Mbetet për t'u parë se si do të vazhdojë kjo përplasje mes drejtuesve të PS-së së Durrësit./Vox News.al


Video