Rama: PD lindi si parti e shpresës, sot është oturaku i një 80-vjeçari non-grata e të pashpresë

26 May 2025, 18:55Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama: PD lindi si parti e shpresës, sot është oturaku i një
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur “oturak” Partinë Demokratike, njëkohësisht forcën më të madhe opozitare në vend.

Gjatë fjalës së tij në një takim me ministrat dhe deputetët socialistë, Rama nuk kurseu ironitë por edhe etiketimet për PD-në.

“PD lindi si partia e rinisë Shqiptare, dhe sot është bërë oturaku i një 80-vjeçari të pashpresë, non-grata me vulë dhe non-grata me votë, nuk është as zgjedhja jonë dhe nuk është as problemi ynë për të zgjidhur.

Na u desh muajt e fundit të merremi me atë oturak madhështor, por tani le t’i lemë në llucën ku llokoçiten prej 12 vjetësh dhe do të vazhdojnë të zhyten keq e më keq. Nuk duhet të humbasim energji me ta, përveç taksiratit për t’u përballur me universin e tyre paralel në muret e parlamentit se aty nuk kemi ça bëjmë”, u shpeh Rama ndër të tjera.


Video