Në SHBA për Asamblenë Parlamentare të NATO-s, “Bijtë e Shqipes” mirëpresin presidentin Bajram Begaj

23 May 2025, 17:02Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Në SHBA për Asamblenë Parlamentare të NATO-s,
Presidenti Bajram Begaj në Filadelfia

Presidenti Bajram Begaj ndodhet për një vizitë në SHBA për të marrë pjesë në Asamblenë Parlamentarë të NATO-s në Dayton. Një pritje e përzemërt iu rezervua Presidentit të Republikës nga komuniteti shqiptar në Philadelpia.

Në nder të Presidentit Begaj, Shoqata Shqiptaro-Amerikane “Bijtë e Shqipes” organizoi një ceremoni të posaçme me nxënësit e shkollës “Gjuha Jonë”.

Gjatë fjalës në këtë takim, Presidenti Begaj vlerësoi kontributin e Diasporës shqiptare që nga fundi i shekullit XIX në jetën publike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe veprimtarinë ndër breza për ruajtjen e identitet shqiptar.

Kreu i Shtetit risolli në vëmendje rrugëtimin e Diasporës duke veçuar aktivizimin e atdhetarëve të cilët i dhanë jetë çështjes shqiptare përmes institucioneve politike, ekonomike, arsimore dhe  kulturore të Amerikës. Gjithashtu, Presidenti vlerësoi edhe iniciativat e shqiptarëve për ngritjen e shoqatave dhe rrjeteve të bashkëpunimit mes njëri-tjetrit me synim integrimin e shqiptarëve në shoqërinë amerikane, duke ruajtur njëkohësisht identitetin kombëtar.



Video