Denoncimi i “trenit bullgar” në Elbasan nga Berisha, Celibashi: Të hetohet rasti 

22 May 2025, 13:43Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Denoncimi i “trenit bullgar” në Elbasan nga Berisha, Celibashi:
Ilirjan Celibashi

Në një konferencë për mediat kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka dhënë detaje mbi mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.

Administrimin e procesit nga KQZ, Celibashi e cilësoi model me standard dhe integritet të plotë.

“Nuk ka fletë votimi të shtuara, as vota të trafikuara. Mbetet të vlerësojmë pretendimet që lidhen me sa është respektuar integriteti i votës së qytetarëve në procesin e marrjes të zarfeve dhe kthimit të tyre përmes kthimit postar”, tha Celibashi.

Sa i përket denoncimit të kreut të PD, Sali Berishës, për “trenin bullgar” në Elbasan, Celibashi tha se ky rast duhet të hetohet nga organet e procedimit penal.

“Nuk na është bërë me dije, por ajo që mund të them pa hezitim është se rasti duhet të hetohet nga organet e procedimit penal, për t’i dhënë përgjigje shqetësimit të paraqitur publikisht.

Për votimin brenda vendit, në dijeninë time nuk ka kontestime për përmbajtjen e tabelave përmbledhëse të rezultateve”, u shpreh Celibashi.

 

 

 

 


Video