Zelensky telefonon Ramën pas sulmeve shkatërruese ruse: Duhet presion mjaft i fortë

26 May 2025, 16:35Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zelensky telefonon Ramën pas sulmeve shkatërruese ruse: Duhet presion
Volodomyr Zelensky / Edi Rama

Presidenti i Ukrainës dhe kryeministri Edi Rama kanë zhvilluar një bisedë telefonike, një ditë pas sulmeve shkatërrimtare ruse ndaj Kievit.

Zelensky thotë në një postim në rrjetet sociale se e informoi kryeministrin Rama për sulmet me dronë, rreth 300 të tillë dhe disa dhjetra raketa goditën Kievin gjatë natës, duke shkaktuar të paktën 12 viktima në zonat civile.

Mesazhi i Zelenskyt pas telefonatës me Ramën:

Pata një bisedë të mirë me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama

E informova për sulmet e fundit ruse me raketa dhe dronë. Këto sulme tregojnë edhe një herë se Rusia nuk ka ndërmend t'i japë fund luftës. Kjo është arsyeja pse na duhet një presion mjaft i fortë për ta ndaluar më në fund. Ne mbështetemi në të gjitha hapat e nevojshëm në këtë drejtim që do të ndërmerren në të ardhmen e afërt.

Diskutuam gjithashtu bashkëpunimin tonë me partnerët evropianë dhe unitetin tonë. E ftova Kryeministrin të marrë pjesë në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore, dhe Shqipëria do të përfaqësohet.

Faleminderit, Shqipëri, për mbështetjen e Ukrainës dhe popullit tonë.


Video