SHENIM: Rama e paska “blerë” foton me Donald Trump

19 February 2026, 17:12Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

SHENIM: Rama e paska “blerë” foton me Donald Trump

Ashtu siç pritej, prania e Edi Ramës në Uashington, në mbledhjen e parë të “Bordit të Paqes”, ka ndezur debatet në Tiranë.

Ndërsa socialistët janë shfaqur entuziastë, se për liderin e tyre nuk ka bllokadë amerikane, në PD kanë nisur e thonë se ai e bleu këtë takim.

“Nuk më intereson sa para ka paguar, por ëndrra u realizua, Edi Rama ia dha dorën Bjondit.

Ky është Bjondi, ky është Rama, kjo është bota.

Çfarë nuk e bën me pak para e bën me shumë, çfarë nuk e bën me shumë, e bën edhe me më shumë. Kështu përmblidhet ky takim.

Por, kjo nuk do të thotë se ky shtrëgim duarsh duhet të kompleksojë protestuesit. Ky shtrëngim duarsh nuk është as rroga më të larta, as shëndetësi më të mirë, as arsim më të mirë, as punë, nuk është asgjë.

Është biznes i pastër, i vjedhësve, biznesi i të vjedhurit është protestë e fortë, radikale. Siç ia bën Sorosi në USA Bjondit”, shkruan një prej gazetarëve pranë PD-së.

Ndërsa ish-zv.ministrja demokrate Edi'th Harxhi, shkoi më tej.

Sipas saj, takimi nxori në pah një dinamikë të ftohtë mes presidentit amerikan Donald Trump dhe kryeministrit Edi Rama.

Pavarësisht shtrëngimit të ngrirë të duarve, Harxhi tha se shtrëngimi i duarve Rama-Trump ajo binte ndesh me përshëndetjet e përzemërta që Trump u rezervoi liderëve të tjerë. 

Hajde merre seriozisht pastaj, këtë opozitë! (Vox News)


Video