Shehaj: “Durana Park” u promovua si Silicon Valley, realiteti është "fushë me lopë"

19 February 2026, 12:21Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shehaj: “Durana Park” u promovua si Silicon Valley, realiteti
Agron Shehaj

Kryetari dhe Deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj zhvilloi sot në Kuvend një interpelancë me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, lidhur me projektin e Parkut Virtual Teknologjik “Durana”.

Në fjalën e tij, Shehaj deklaroi se projekti ishte prezantuar fillimisht si një park teknologjik që do të tërhiqte investitorë vendas dhe të huaj për zhvillimin e startup-eve dhe bizneseve inovative, duke përfituar nga lehtësira të plota fiskale, përfshirë zero tatim mbi fitimin dhe pagat.

Ai tha se projekti u promovua si një model i ngjashëm me “Silicon Valley”, por sipas tij, nuk u realizua fizikisht dhe më pas u shndërrua në një park virtual.

Gjatë interpelancës, Shehaj i drejtoi ministres disa pyetje konkrete, duke kërkuar informacion për numrin e kompanive të regjistruara në “Durana Park”, sa prej tyre janë të lidhura me persona të shpallur në kërkim apo të akuzuar për vepra penale, si dhe sa kanë përfituar këto kompani nga lehtësitë fiskale, përfshirë përjashtimin nga tatimfitimi dhe tatimi mbi pagat.

Ai kërkoi gjithashtu informacion nëse Ministria ka identifikuar kompani që nuk përmbushin kriteret ligjore dhe nëse janë marrë masa për përjashtimin e tyre nga projekti.

“Ju u premtuat qytetarëve e se për këtë qëllim duhet t’u premtojmë investitorëve të huaj e vendas se ata nuk do të paguajnë taksa, zero taksa se kjo është mënyra e vetme që ta të shkojnë të investojnë në Durana Park. Iu thatë shqiptarëve se ju do të paguani taksa, ata nuk do të paguajnë. Ky ishte projekti që ju reklamuat.

Ky është realiteti (nxjerr foton), fushë me lopë. Ju nuk u dorëzuat, thatë nuk e bëmë dot këtë fizikisht por mund ta bëjë virtualisht, dhe më edhe kolegen tuaj drejtoreshën e Korporatës së Investimeve ratë dakord ta bënit virtualisht.

Rastësisht një muaj para se të hapeshin aplikimet për bizneset që të regjistroheshin virtualisht, Ermal Beqiri krijoi një shoqatë me biznese në fushën e teknologjisë. Beqiri, i plotfuqishmi i tenderave të AKSHI. Dhe si për rastësisht pjesa më e madhe e bizneseve të regjistruara në këtë, u regjistruan në Durana park. U regjistruan 46 biznese virtualisht, dhe nga të cilat, 2/3 janë të Beqirit”, tha Shehaj.


Video