Përplasje të forta janë shënuar këtë të enjte në sallën e Kuvendit mes dy krerëve të grupeve parlamentare, Gazment Bardhit dhe Taulant Ballës.
Bardhi akuzoi Ballën për ndërhyrje në çështje që lidhen me drejtësinë, duke përmendur përgjime të SPAK dhe pretendime për ndikim te prokurorë e drejtues të Policisë së Shtetit me qëllim lirin e pronave të sekuestruara të bosit të Elbasanit, Suel Çelës.
Bardhi: Të flasë për ndarje pushtetesh njeriu që është kapur në përgjime të SPAK, teksa ndërhyn te prokurori i SPAK-ut dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit për të liruar pronat e sekuestruara të babait të Suel Çelës, ky është fundi i botës. Këtë e ka bërë parafolësi që ishte këtu (Balla).
Ky që është sot drejtues i SPAK-ut ka një detyrë. Atë dosje që e mban të fshehur do të duhet ta çojë përpara. Shqiptarët duhet të dinë se kush vjen në këtë foltore dhe bën teatër me ndarjen e pushteteve. Ndarje e pushteteve do të thotë të mos ndërhysh për të lehtësuar grupet kriminale.