Rama bisedë telefonike me Rishi Sunak për emigrantët që ikin me gomone drejt Britanisë

1 December 2022, 10:35Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rama bisedë telefonike me Rishi Sunak për emigrantët që ikin

Pas debatit të ‘ndezur’ për emigrantët shqiptarë në Britaninë e Madhe, kryeministri Edi Rama, pritet që të zhvillojë një komunikim telefonike me homologun e tij britanik Rishi Sunak. 

Biseda telefonike, vjen pas deklaratës së ashpër të sekretares së Brendshme Britanike Suella Braverman, e cila cilësoi shqiptarët që shkojnë drejt Britanisë me gomone, si kriminelë dhe pushtues.

Britania po tenton të ndjekë një politikë të re për azilkërkuesit, duke krijuar një listë të bardhë për vendet të cilat konsiderohen të sigurta, në këtë formë kërkesat e azilkërkuesve konsiderohen të pabaza.


Video