Teksa në Bursë, nafta ka pësuar ulje drastike, sërish Bordi i Transparencës e ka ulur me pikatore, duke vazhduar talljen me shqiptarët dhe iu "grabit" më shumë lekë nga xhepi i tyre.
Mbi këtë padrejtësi, ka reaguar edhe deputeti socialist Erion Braçe, i cili e deklaron se ky model tregu që kemi, nuk do të lejojë asnjëherë çmime të drejta.
Përmes një video të publikuar në rrjetet sociale, Braçe shprehet se me këtë model reflekton mungesa e lirisë në treg, garës, konkurencës, zhvillimeve teknologjike që ulin kostot, etj.
Braçe thekson se një problem tjetër është "mbarsja" e çmimit me tarifat e konçesionet klienteliste, korruptive, të trashëguara e të reja, kur sipas tij, mund të ishin publike e me tarifa minimale deri në zero.
Deputeti socialist shkruan se sot i hipi makinës pas shumë ditësh dhe arsyeja kryesore ishte çmimi i naftës.
Reagimi i plotë:
I HIPA MAKINES SOT-PER HERE TE PARE PAS KAQ DITESH;
NAFTA ARSYEJA!
Cmimi ka zbritur ne 205 leke per liter;
Por ne PIKAT E BARDHA eshte NEN 200 LEKE PER LITER;
Per here te pare qe nga marsi i ketij viti!
Zhvillim i mire per qytetaret, buxhetet e tyre por edhe per konsumin-me shenja te qarta tkurrjeje.
A ESHTE CMIMI I DREJTE KY?
PER MUA JO!
Do vijoj ta them qe ky model tregu qe kemi, NUK DO LEJOJ ASNJEHERE CMIME TE DREJTA!
Reflekton mungesen e lirise ne treg, gares, konkurrences, zhvillimeve teknologjike qe ulin kostot;
Mbi te gjitha, efektet pozitive te blerjeve afatgjata!
Ne ane tjeter, “mbarsja” e CMIMIT me TARIFAT E KONCESIONEVE KLIENTELISTE, KORRUPTIVE, te trasheguara e te reja, kur si sherbime mund te ishin PUBLIKE e me tarifa minimale deri ne zero, perseri nuk do lejoj te kemi CMIM TE DREJTE TE NAFTES!
E fundit nje pyetje:
PO ME GAZIN CPO NDODH? ME CMIMIN E TIJ? MALL BURSE ESHTE DHE AI!
Apo nje produkt duhet te rrije lart qe te kompesoj cmimet e benzines e naftes ne renie?! Keshtu?
Si ne supermarket ku cmimet e cokollatave, kompesojne ato te sheqerit!
View this post on Instagram