Steinmeier në Tiranë, pritet me ceremoni zyrtare nga Begaj

1 December 2022, 10:17Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Steinmeier në Tiranë, pritet me ceremoni zyrtare nga Begaj
Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier dhe Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier nis sot një vizitë dyditore në Tiranë. Kjo është vizita e parë e një presidenti gjerman në Shqipëri në 27 vite.

Steinmeier u prit në Presidencë nga kreu i shtetit shqiptar, Bajram Begaj, me anë të një ceremonie zyrtare. Po ashtu, pritet që pas takimit mes dy krerëve të shtetit të ketë një konferencë për mediat.

Presidenti gjerman do të mbajë një fjalim edhe në seancën plenare që do të zhvillohet sot.


Video