
Rama sfidoi protestuesit duke thënë e përsëritur se Qeveria nuk do të heqë asnjë taksë nga nafta.
“Taksat e naftës nuk do hiqen dhe për këtë nuk ka protestë me drita iPhone që e zhbën. Nuk do të hiqen, sepse çmimi i energjisë nuk do rritet. Ky është thelbi i moralit dhe arsyes së kësaj zgjedhjeje, se ata 650 mln euro në rastin më të keq që duhet t’i paguajmë deri në fund të vitit, nuk kemi mundësi t’i paguajmë nëse mbajmë taksat më të ulëta”, tha Rama.
“Kemi kontributet më të ulëta shëndetësorë e shoqërore në rajon. Jo vetëm që do ti mbajmë, por nga paketa e rezistencës sociale do ulim taksat mbi pagën por për ata që realisht kanë nevojë për mbrojtje. Si të mos faturohet kriza energjetike për asnjë familje dhe biznes të vogël”, shtoi ai.
Rama kërkoi rezistencë.
“Do të rezistojmë përballë kësaj lufte dhe do të bëjmë transparencë me çmimin e energjisë elektrike”, u shpreh ai.