Çmimet po rriten kudo në rajon, po pse po protestohet vetëm në Shqipëri?

11 March 2022, 19:11Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Çmimet po rriten kudo në rajon, po pse po protestohet vetëm

Ulja direkt e çmimit të naftës nga 260-270 lek që shitej para ditës së dytë të protestës së qytetarëve në 215-220 lek shton dyshimet se për abuzime në përcaktimin e çmimit dhe lë shijen e hidhur se pjesë e këtyre abuzimeve u bë edhe Qeveria në ditët e para me përpjekjet për të justifikuar rritjen e tyre në treg.

Nafta e benzina shërbyen si ndezës të protestave, por nuk janë të vetme. Buka, vaji, mielli, qumështi, veza e deri te materialet e ndërtimit kanë pësuar një rritje të fortë këto ditë. Si shembull, buka është rritur me të paktën 25 për qind, ndërsa një kilogram miell me më shumë se dy herë.

Rritja zinxhir e çmimeve dhe dyshimet për abuzime konfirmohen edhe nga deputeti socialist, Erion Braçe, që përmes një videomesazhi këtë të premte kërkoi nga të gjitha institucionet shtetërore dhe agjencitë ligjzbatuese.

Të gjitha këta kanë shkaktuar pakënaqësinë, por pakënaqësinë më të mëdha duket se e ka shkaktuar arroganca me të cilën qeveria e trajtoi këtë problematikë në fillim, me deklarata me deklarata të tipit ‘ecni në këmbë’, apo ‘jemi në luftë’.

Për shumë, kjo deklaratë u mor si tallje, të tjerë e ironizuan edhe përmes memeve në internet. “Nëse s’ke lek për naftë, mos merr makinën! Nëse s’ke lek për bukë, mos ha!”, shkruhej në njërën prej tyre këto ditë pas deklaratës së ministres Belinda Balluku.

Megjithatë, në këtë situatë problemi më i madh është një tjetër; ekonomia. Lufta në Ukrainë nxorri në pah brishtësinë e ekonomisë shqiptare përballë krizave. Nëse të gjitha ekonomitë e rajonit po e përballojnë atë, edhe pse me dhimbje e sakrifica rritja e çmimeve duket e përballueshme dhe ndërhyrjet e qeverive me paketa financiare e lehtësi të tjera fiskale të forta.

Në Shqipëri, e vetmja ndërhyrje është krijimi i një bordi administrimi për naftën, që nesër mund të pasojë një bord për vajin vegjetal, për miellin, grurin e kështu me radhë.

Kriza zbuloi gjithashtu se reformat strukturore ekonomike, të cilat Rama i premtoi në 2013-n kur erdhi në pushtet nuk kanë dhënë efekt. Ekonomia vijon të mbetet e varur fort nga tregtia, importi dhe prodhon shumë pak. I vetmi prodhim vendas është bujqësia, që jep 20 për qind të GDP-së, por që mbrapsht nga buxheti merr thërrime dhe shumë më pak se vendet e tjera të rajonit.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video