KQZ publikon rezultatin zyrtar, Berisha kërkon të marrë terren te PD, Basha s’ka në plan të largohet

10 March 2022, 12:22Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
KQZ publikon rezultatin zyrtar, Berisha kërkon të marrë terren te
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar zyrtarisht shifrat finale të zgjedhjeve të datës 6 mars në bashkitë Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.

Ajo që bie në sy është fakti se Partia Socialiste ka marr më shumë vota se dy grupet sëbashku të opozitës.

Saktësisht, PS-ja mori 106.703 vota, koalicioni “Shtëpia e Lirisë” 60.223 vota, ndërsa Partia Demokratike ka marrë 26.662 vota.

KQZ publikon rezultatin zyrtar, Berisha kërkon të marrë terren te
Rezultati i zgjedhjeve të 6 marsit

Ka një numër të madh i votave të pavlefshme, 4855, gjë që të bën të mendosh se një numër votash janë nxjerrë qëllimisht si të pavlefshme.

Partia Socialiste e ka kaluar pa zhurmë rezultatin e këtyre zgjedhjeve, me sa duket “e ndier keq” prej pjesëmarrjes së ulët.

Askush prej tyre nuk ka festuar fitoren. Por ka qenë Berisha e Basha që e kanë shndërruar humbjen në fitore, i pari duke iu gëzuar numrit më të madh të votave brenda kampit opozitar, shenjë se demokratët janë më shumë me të sesa me Bashën, dhe ky i fundit, në stilin e tij të njohur, tha se “nuk ka humbur”, duke provokuar reagimin e shumë eksponentëve të PD-së.

KQZ publikon rezultatin zyrtar, Berisha kërkon të marrë terren te
Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Basha është nën presion brenda Partisë Demokratike, por ai po fiton kohë duke sajuar mbledhje e deklarata të pakuptueshme.

Doli edhe sot para gazetarëve duke bërë një deklaratë që askush nuk e deshifron dot.

“Jemi në një proces reflektimi të brendshëm, disa prej tyre kanë kërkuar edhe analizë specifike për 6 bashkitë. Ju siguroj që demokratët do të marrin në dorë fatet e tyre, Partia Demokratike do të dalë nga ky proces e fortë dhe e bashkuar. Ky është synimi dhe në funksion të saj që padiskutim që detyra dhe përgjegjësia e parë është e imja dhe unë jam i gatshëm të ndërmarr çdo hap që Partia Demokratike të jetë e fortë, e bashkuar dhe të dali nga 6 marsi, nga humbja e 6 marsit të mos humbi mësimin e madh të 6 marsit që është domosdoshmëria për të qenë sa më të fortë dhe sa më të bashkuar përballë këtij regjimi. Sot po diskutohet për Komisionin e Inceneratorëve, shpresoj t’i japin një vëmendje se është bërë gjithë ajo punë dhe e meriton, Partia Demokratike, anëtarët tanë të komisionit, qytetarët e meritojnë transparencën në Komisionin e Inceneratorëve. Ndërkohë po bëhet nami me naftën dhe i pari i qeverisë ia ka mbathur për në Dubai. Të merremi me këto. Procesi i reflektimit nisi dhe do të vazhdojë.”

Mesazhi i nënkuptuar i kësaj shfaqjeje në publik është: “Unë, Lulzim Basha, nuk e kam në plan të largohem nga kreu i PD-së”.



Video