Gjykata e Posaçme e Apelit ka publikuar vendimin e arsyetuar që dënoi ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri me 3.4 vite burg.
Në dokumentin voluminoz të shpallur në datën 2 shkurt 2022, gjyqtarët shprehen se përpos bashkëpunimit dhe lidhjes me kushërinjtë e largët trafikantë Habilaj, Saimir Tahiri nuk ka ushtruar detyrën në mënyrë të plotë dhe në përputhje me ligjin me kompetencat që ai ka si Ministër i Brendshëm dhe për pasojë ka ardhur përhapja e madhe dhe e pakontrolluar e fenomenit të kultivimit të bimëve narkotike.
“Lidhur me shkallën e fajësisë, si një ndër elementët për përcaktimin e llojit dhe masës së dënimit, gjykata çmon se vepra penale “Shpërdorimi i detyrës”, e parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal, kryhet vetëm me dashje, direkte ose indirekte. Në çështjen në shqyrtim, i pandehuri z. Jaeld Çela ka vepruar me dashje indirekte në lidhje me mos-ushtrimin e funksioneve të tij në fushën e rendit dhe sigurisë publike, me pasojë përhapjen e fenomenit të kultivimit të bimëve narkotike dhe përfshirjen e individëve nga radhët e Policisë së Shtetit në ndihmë të veprimtarisë kriminale të kultivimit të narkotikëve në Qarkun e Vlorës, pasi edhe pse i ka parashikuar, por nuk i ka dëshiruar këto pasoja, me ndërgjegje ka lejuar ardhjen e tyre.”
Ajo që Gjykata ka harruar me (pa)dashje është fakti se përgjegjësia direkte për kanabizimin e vendit është e kryeministrit Edi Rama.
Vendi i kanabizua nga Veriu në Jug dhe Saimir Tahiri, as nuk ka mbjellë vetë dhe as nuk ka trafikuar vetë.
Nëse flasim për përgjegjësi politike ajo duhet të shkonte te kryeministri, i cili është personi që ka marr votat e popullit për qeverisje, dhe është ai personi që caktuar Saimir Tahirin në postin e ministrit të Brendshëm.
Me sa duket këtë detaj Gjykata e ka harruar dhe ka marr një vendim sa për të larë duart duke dënuar vetëm Tahirin.
Më tej, për sa i përket pranimit të favoreve nga ana e vëllezërve Habilaj si dhe krijimit të lehtësirave në aktivitetin e tyre duke i dhënë automjetin e tij, në këtë rast i pandehuri ka vepruar me formën më të lartë të fajësisë, atë të dashjes direkte, pasi ai i ka parashikuar pasojat e veprës së kryer dhe i ka dëshiruar ato thuhet në vendimin e Gjykatës.