Sipas analizave që bëjnë specialist që njohin taktikat e sulmeve ushtarake thonë se trupat ruse në dy ditët në vijim do të sulmojnë Kievin, Kharkivin, Mykolayv dhe Odesën.
Instituti për Studimin e Luftës nënvizon se në datën 5 mars, trupat ruse mund të kenë bërë një pauzë, ndërkohë që drejt qyteteve kryesore nuk ka patur asnjë ofensivë të madhe. Madje, në Kharkiv, trupat ukrainase raportohet të kenë hyrë në kundërmësymje duke depërtuar deri në kufirin shtetëror.
Nëse sheh hartën e përgatitur nga instituti në fjalë, kupton jo vetëm përparimin e ngadaltë të forcave ruse nga tri drejtime, por edhe rëndësinë e Kharkivit që mbyll rrugën e depërtimit nga qendra drejt Kievit.

Rusët kanë marrë Zaporizhien në jug-perëndim të Kharkivit, veriperëndim të Mariupolit dhe verilindje të Khersonit, duke pykëzuar deri diku në sektorin jugor dhe duke dalë në perëndim të Dniperit që është pengesë natyrore.
Sa për ushtrinë ruse dhe ecurinë e operacioneve të saj, analistët vazhdojnë të nënvizojnë dobësi të paparashikueshme në terren dhe një organizim që nuk po di t’i përgjigjet situatës veçse me kalimin në operacionin klasik; rrethim dhe rrahje me artileri të rëndë.
Diçka që është me pasoja katastrofike në kohën tonë.
Nëse varianti i operacioneve në Kharkiv, Kiev dhe Odesa konfirmohet në 48 orët e ardhshme, atëherë mund të supozohet se Kremlini po do të ulet në negociatat e të hënës me pozitë tjetër negociuese nga terreni.