Ditën e djeshme zv/kryeministri Arben Ahmetaj i shoqëruar nga kandidatja e PS në zgjedhjet e 6 marsit Emiriana Sako, inspektuan përfundimin e punimeve në lagjen e re të Manzës. Në “Facebook”, Ahmetaj shkruan se janë ndërtuar 9 blloqe banimi me rreth 230 aparatamenta, të cilat do i shpërndahen banorëve sipas shortit të organizuar.
Por duket se zv/kryeministri Ahmetaj dhe kandidatja e PS, Sako njëkohësist edhe kryetarja e bashkisë së Durrësit kanë në “harruar” se janë në një fushatë zgjedhore.
Ligji i KQZ e thotë qartë se cilat janë veprimtaritë e ndaluara, që u ndalohen figurave politike në qeveri apo në bashki.
Kodi zgjedhor shmang pabarazinë në fushatë para zgjedhjeve dhe u ndalon figurave si “Kryeministri, zëvendëskryeministri, ministri dhe zëvendësministri, kryetari i bashkisë dhe zëvendësit e tij, drejtori i përgjithshëmi agjencive apo institucioneve në varësi të Kryeministrit, Këshillit të Ministrave ose ministrit, së bashku me zëvendësit e tij, drejtori i përgjithshëm dhe zëvendësit e tij përshoqëri të tregtare në të cilat shteti ka më shumë e 50% të aksioneve, titullari dhe zëvendësit e tij për ndërmarrjet shtetërore gjatë periudhës kohore 4 muaj para dates së zgjedhjeve deri në ditën e zgjedhjeve, e kanë të ndaluar të drejtojnë, të marrin pjesë apo në çfarëdolloj forme të kontribuojë në veprimtari publike të ndaluara sipas këtij vendimi”, thuhet në pikën 1 të nenit 3 të project vendimit.

Deputeti dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi denoncoi përdorimin e administratës nga Partia Socialiste për të bërë fushatë në mbështetje të kandidatit socialist, Rrahim Spahiu në zgjedhjet e 6 marsit në Dibër.
Në një postim në Facebook, Këlliçi shkruan se ministrat Belinda Balluku dhe Ulsi Manja kanë sjellë drejtorët e administratës nga Tiranë në Dibër për të marrë pjesë në fushatën për Spahiun. Ish-kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike shkruan se ministri i Drejtësisë Ulsi Manja e di shumë mirë që një gjë e tillë është shkelje e ligjit.
Postimi i Belind Këlliçit:
Nga Tirana në Dibër!
Patronazhistë, në luftë për çështjen e partisë të jeni gati!
Drejtorët e administratës janë transferuar në Dibër për fushatë. Puna pret.
Shoku Ulsi, si ministër i drejtësisë, e di mirë se kjo është në shkelje të ligjit
Ndërkohë ligji i veprimtarive të ndaluara e përcakton qartë se nuk do të lejohet gjithashtu edhe promovimi nga ana e ministrit përkatës, Kryeministrit apo drejtorëvetë sipërpërmendur, promovimin e projektev edhe/ ose të investimeve, kombetare ose vendore, në funksion të ruajtjes se mjedisit, të shëndetit, të cultures dhe të arsimit publik, si dhe të infrastrukturës, në shërbim e interes të publikut.

Pas lajmeve në media dhe denoncimit nga deputeti i PD, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka fshirë postimin e tij në "Facebook" duket se është bërë "pishman" për foton që hodhi./VoxNEWS.al