Zgjedhjet në Durrës, goditet me grushta dhëndri i Sali Berishës

6 March 2022, 11:47Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zgjedhjet në Durrës, goditet me grushta dhëndri i Sali
Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi

Një tjetër incident është regjistruar në zgjedhjet e pjesshme vendore sërish në qarkun e Durrësit. Mësohet se pas përplasjes në lagjen 8 të qytetit mes komisionerit të PD-së dhe përfaqësuesve të foltores, i njëjti incident është përsëritur edhe në zonën e Spitallës në Durrës.

Këtë herë në përplasjen fizike është përfshirë dhëndri i Sali Berishës Jamarbër Malltezi, i cili është goditur me grushta. Ende të paqarta shkaqet e përplasjes.

Pas këtij incidenti ka reaguar dhëndri i Berishës Jamarbër Malltezi

"Jemi në Spitallë, PS ushtron presion ndaj votuesëve. Shkuam të verifikojmë situatën, militanët të PD nuk na lejuan. Patëm konflikt verbal por më pas u sqaruam. Nuk bëhet fjalë për goditje, por më morën telefonin", Jamarbër Malltezi.


Video