Krahasimi, çmimi i naftës në Shqipëri "kokë më kokë" me Gjermaninë (Foto)

6 March 2022, 16:21Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Krahasimi, çmimi i naftës në Shqipëri "kokë
çmimi i naftës në Shqipëri "kokë më kokë" me Gjermaninë

Për të bërë një krahasim të çmimit të naftës në Shqipëri me atë në vende të ndryshme të Evropës apo Amerikës, e tregon tabela e mëposhtme ka çmimi i naftës në vendin tonë ka thyer rekord.

Krahasimi, çmimi i naftës në Shqipëri "kokë
Kjo tabelë krahasuese e çmimit të naftës në Shqipëri me ato të rajonit dhe të botës, është përpunuar nga Dosja.al.

Nafta në Shqipëri po shkon drejt rekordit, ku duket se po i afrohet nivelit të 300 lekë për litër. Çmimi i naftës në vendin tonë po shkon "kokë më kokë" me shtetin e Gjermanisë por rroga mesatare në Gjermani është 3 mijë e 509 euro në muaj krahasuar me Shqipërinë.

Diferenca e çmimeve:

Shqipëri- SHBA 230 lekë me 1 dollarë për litër

Shqipëri -Kiev 230 lekë me 1 euro për litër

Shqipëri- Manchester 230 lekë me 1.36 paund për litër

Shqipëri- Londër 230 lekë me 1.54 paund për litër

Shqipëri-Bologna 230 lekë me 1.81 euro për litër

Shqipëri- Gjermani 230 lekë me 1.93-2.2 euro (në varësi të landit) për litër

Shqipëri- Francë 230 lekë me 1.8 euro për litër

Shqipëri- Athinë 230 lekë me 1.6 euro për litër

Shqipëri- Maqedoni e Veriut 230 lekë me 160 lekë për litër

Shqipëri-Zvicër 230 lekë me 1.3 euro për litër

Shqipëri-Kosovë 230 lekë me 1.52 euro për litër

Shqipëri- Danimarkë- 230 lekë me 1.9 euro

Kujtojmë se ditën e sotme shoqata e Hidrokarbureve ka reaguar për herë të parë për rritjen galopante të çmimit të naftës dhe gazit në vend. Ajo bën me dije se furnizuesit e karburantit kanë rezerva 90 ditore sipas ligjit, por çmimi nuk mund të fiksohet ditën që hidhet në treg kjo sasi.

 


Video