Blerim Shera është kandidati i parë i PS, që ka fituar këtë të diel zgjedhjet për kryebashkiak në qytetin e Vorës me 7530 vota. Ai mundi kandidatin e Partisë Demokratike, Ymer Markun, i cili mori 687 vota dhe kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë”, Lulzim Vranën, i cili mori 2589 vota.
Kryebashkiaku i Ri I Vorës, Blerim Shera ka fituar me një diferencë goxha të thellë ndaj kundërshtarëve të tij është mësues me profesion.
Para se të hynte në garë, Blerim Sheraj mbante statusin e mësuesit të një shkolle 9-vjeçare. Sipas informacioneve të publikuara në rrjetet sociale Shera është i martuar. Bashkëshortja e tij quhet Brisilda.
Ish mësuesi tashmë kryebashkiak i Vorës u prezantua nga drejtuesi politik i PS për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj më 13 shkurt.
Kujtojmë se Blerim Sheraj zëvendëson Agim Kajmakun, i shkarkuar nga KQZ-ja për shkeljen e ligjit të dekriminalizimit. Kajmaku u akuzua për falsifikim të formularëve dhe ushtrim i funksioneve pas dhënies fund të detyrës./VoxNEWS.al