KQZ publikon votat e 6 Marsit, Berisha tre herë më shumë se Basha (Foto)

10 March 2022, 11:32Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
KQZ publikon votat e 6 Marsit, Berisha tre herë më shumë se Basha
KQZ publikon votat e 6 Marsit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar zyrtarisht numrin e votave që morën forcat politike në garën elektorale të 6 marsit, në gjashtë bashkitë e vendit.

Tabela e bërë publike nga KQZ:

–Partia Socialiste mori 106, 703 vota në 6 bashkitë e vendit.

–Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” mori 60 223 vota.

–Partia Demokratike në këto zgjedhje arriti të marrë në total vetëm 22 662 vota.

–Lëvizja e Re fitoi në total vetëm 99 vota.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në gjithë vendin kanë rezultuar 4855 vota të pavlefshme.

KQZ publikon votat e 6 Marsit, Berisha tre herë më shumë se Basha


Video