"Jam i gatshëm të marr çdo vendim", A po paralajmëron Lulzim Basha dorëheqjen nga kreu i PD?

10 March 2022, 10:38Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Jam i gatshëm të marr çdo vendim", A po
A po paralajmëron Lulzim Basha dorëheqjen nga kreu i PD?

Lulzim Basha në një deklaratë për mediat është shprehur se është i gatshëm që të bëjë çdo gjë në të mirë të demokratëve.

Kryedemokrati shtoi më tej se jam gati të bëj çdo gjë në interesin më të mirë të PD , por duhet të keni pak durim.

“Nëse unë tani parashikoj se çfarë do ndodhë pa folur me njerëzit. Ne jemi në një proces reflektimi dhe në radhë të parë duhet të respektojmë njerëzit që kanë mendimin e tyre. Ndaj jemi në një proces që nisi pas 6 marsit dhe është një proces i thellë me synimin bashkimin e demokratëve. Unë jam gati të bëj çdo gjë në interesin më të mirë të PD , por duhet të keni pak durim”, tha Basha.

Ky reflektim i Bashës duket se po e çon kryedemokratin drejt dorëheqjes, pasi siç duket zërat që janë kundër tij janë shtuar shumë brenda shëpisë blu.


Video