Qytetarët nisen nga Saranda e Dibra, i bashkohen thirrjes së opozitës për të protestuar para Kryeministrisë

3 March 2023, 09:13Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Qytetarët nisen nga Saranda e Dibra, i bashkohen thirrjes së
Foto ilustruese

Këtë të premte në orën 12:00 do të mbahet protesta e njoftuar nga opozita. Qytetarë nga Saranda e Dibra janë nisur drejt Tiranës për t’ju bashkuar protestës.

Nga selia e PD në Sarandë bëhet me dije se rreth 100 demokratë pritet t’i bashkohen protestës.

Ndërkohë që nga Delvina numri i demokratëve që janë nisur mëngjesin e sotëm është 30.

Ndërkohë në katër bashkitë e qarkut Dibër qytetarët janë bërë bashkë për t’ju bashkuar tubimit. Protestuesit bëjnë me dije se janë nisur me makinat e tyre private.

Ata janë shprehur kundër qeverisë Rama, duke e cilësuar kryeministrin të korruptuar. Më tej kanë theksuar se ndjehen të lënë pas dore nga qeveria.


Video