A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Pasi mbylli fjalimin e tij që zgjati mbi 45 minuta dhe i uroi opozitës “suksese në jetë”, kryeministri Edi Rama është larguar nga salla e Kuvendit.
Largimi i kreut të qeverisë shkaktoi reagime të shumta nga deputetët e opozitës të cilët kanë kërkuar edhe ndërprerjen e seancës. Pas largimit të Ramës, sallën e lanë më pas edhe disa deputetë demokratë.
kujojmë se në Kuvend po zhvillohet seanca maratonë e ditës së sotme, e cila pritet të zgjasë gati 24 orë që do të vihen në dipozicion për interpelancën, mocionin me debat dhe seancën me pyetjet, 3 kërkesa të ndryshme për kryeministrin Edi Rama për çështjen McGonigal.