Berisha tha se Dan Hutra është patronazhisht, i përgjigjet Manja: Ka qenë simpatizant i flaktë i PD-së

2 March 2023, 18:34Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha tha se Dan Hutra është patronazhisht, i përgjigjet Manja:
Ulsi Manja

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja është shprehur se Dan Hutra, autor i masakrës së trefishtë dje në Tiranë, pasi vrau tre gra dhe plagosur tre të tjera, është simpatizant i flakët i Sali Berishës.

Manja i ftuar në Report Tv’, tha se ndryshe nga ajo që thotë Berisha se është patronazhist, ai në fakt është aktivist i PD-së.

"E vërteta tjetër ka të bëjë me një ngjarje tragjike që ka ndodhur dje. Nga një person që ka shumë probleme me drejtësinë. Sali e hedhi i pari në foltore dhe quajti edhe patronazhisht ,por në fakt e vërteta është krejt tjetër, ka qenë një mbështetës dhe simpatizant i flaktë i Sali Berishës. Madje bashkëvuajtësit e tij e thonë këtë gjë. Siç ka bërë për herë në prag të revolucioneve imagjinare edhe ngjarjen e djeshme u munduan ta përdorim si benzinë për ti hedhur zjarrit për protestën e nesërme.

Nuk jam këtu për të gjykuar veprimtarinë e gjyqësorit. S’dua të bëj gjykatësin. Por ngjarja e djeshme meriton një analizë dhe vlerësim real i asaj që ka ndodhur për të parë se ku çaloi zinxhiri i drejtësisë. Si autor i ngjarjes së djeshme lirohen çdo ditë nga institucionet tona. Agjencitë e zbatimit të ligjit. Të ndërmarrim masa në aspektin e organizmit dhe funksionimit të institucioneve tona. Duhet të mbikëqyren nga institucionet."- tha Manja.


Video