Paralajmërimi i Ramës për një tjetër non-grata, Berisha: Degradim intelektual

2 March 2023, 21:41Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Paralajmërimi i Ramës për një tjetër non-grata,
Berisha dhe Rama

Drejtuesi i emisionit “Opinion” Blendi Fevziu solli në vëmendje disa fjali të Kryeministrit Edi Rama në mbyllje të fjalës së tij sot në Kuvend.

Fevziu i tha kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha, se ky ishte një paralajmërim për një tjetër non-grata. Ndërsa, Berisha përmes një lidhjeje Skype për “Opinion” u përgjigj duke thënë se kjo përbën degradimin intelektual i Ramës.

Edi Rama: Ju presim më 14 Maj për të na mundur më keq se ç’na keni mundur gjatë këtyre 9 viteve, suksese në jetë dhe deri atëherë kujdes se byrektorja vazhdon punën, gjiza ka arritur dhe okllaia po shtron brumin tjetër për tavën që pret të hyjë në furrën e rindezur. Personin në fjalë do ta shihni vetë, faleminderit!

Blendi Fevziu: Paralajmëroi një tjetër non-grata.

Sali Berisha: Degradimi i një njeriu zoti Fevziu…

Blendi Fevziu: Herën e parë që e bëri i doli zoti Berisha.

Sali Berisha: Degradimi intelektual i një njeriu që është futur në një vorbull nga e cila politikisht është totalisht i pakallur, kaq mund të them.


Video