“Betohemi”/ Me dorën mbi Kushtetutë kabineti i ri qeveritar “Rama 4” merr bekimin e Presidentit!

19 September 2025, 10:06Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Betohemi”/ Me dorën mbi Kushtetutë kabineti i ri
Qeveria "RAMA 4"

Pasi mori besimin e 83 deputetëve në Kuvend, qeveria e re “Rama 4”, është betuar edhe te Presidenti Bajram Begaj, i cili më herët kishte dekretuar kabinetin e ri qeveritar.

Kreu i qeverisë dhe ministrat e kabinetit të ri u betuan këtë të premte në presidencë për të nisur punën për mandatin e katërt të qeverisë.

Kryeministri Rama mbërriti në Presidencë në orarin zyrtar të përcaktuar për betimin e kabinetit të ri qeveritar, në orën 10:00, ndërkohë që ministrat e tij kishin shkuar më herët.

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama dhe ministrat e qeverisë së re morën votëbesimin në Kuvend me 83 vota pro në një seance e cila zgjati për 25 minuta.

Qeveria "RAMA 4":

Belinda Balluku - Zv/Kryeministre dhe ministre e Energjisë e Infrastrukturës

Albana Koçiu - Ministria e Punëve të Brendshme

Elisa Spiropali -Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Petrit Malaj - Ministria e Financave

Blendi Gonxhja - Ministria e Kulturës, Turizmit dhe Sportit

Sofjan Jaupaj - Ministria e Mjedisit

Mirela Kumbaro - Ministria e Arsimit

Evis Sala - Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

Delina Ibrahimaj - Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit

Besfort Lamallari - Ministria e Drejtësisë

Pirro Vengu - Ministria e Mbrojtjes

Andis Salla – Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Ervin Demo – Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor

Majlinda Dhuka –  Ministre e Shtetit dhe Kryenegociatorja e Shqipërisë

Adea Pirdeni  - Ministre e Shtetit për antikorrupsionin

Toni Gogu - Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin


Video