Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka uruar Kryeministrin Edi Rama përmes një mesazhi në mediat sociale për mandatin e katërt qeverisës.
“Urime Edi Rama për rizgjedhjen si Kryeministër i Shqipërisë. Mezi pres të vazhdojmë dialogun tonë të shkëlqyer dhe të punojmë së bashku për të arritur paqe dhe siguri të qëndrueshme për gjithë Evropën,” shkruan Zelensky.
Ai po ashtu i ka uruar Ramës sukses në përmbushjen e planeve të tij për Shqipërinë, veçanërisht në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“I uroj Kryeministrit Rama çdo sukses në realizimin e planeve të tij ambicioze për Shqipërinë, përfshirë në rrugën e saj drejt BE-së. Së bashku, do të avancojmë vlerat tona të përbashkëta dhe të ardhmen e sigurt e të begatë të kombeve tona në një Evropë të bashkuar e të fortë.”
Congratulations to @ediramaal on his reappointment as Prime Minister of Albania. I look forward to continuing our great dialogue and working together to achieve lasting peace and security for all of Europe. I wish Prime Minister Rama every success in carrying out his ambitious…
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) September 18, 2025