A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus

Vetëm 25 minuta ka zgjatur seanca e sotme në Kuvend, me 5 minuta pushim në mes për shkak të tensioneve.
Opozita bllokoi foltoren, ndërsa votohet me 82 vota pro programi qeverisës.
Seanca e sotme ishte parashikuar të zgjaste për më shumë se 24 orë, për shkak se të gjithë deputetët do të merrnin fjalën, për të diskutuar mbi programin qeverisës.
Rama që në nisje të fjalës së tij, tha se nuk do të lejonte shfaqjet e dhunshme nga ana e opozitës.
Shkak për eskalimin e tensioneve u bë fjala e ministres artificiale Diella, e cila u vendos nga kryeministri.