A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
"Ky është një stacion kyç i historisë sonë si komb dhe i kryeqytetit".
Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama, teksa ka mbajtur fjalën e tij në konferencën ndërkombëtare për projektin e Muzeut të Artit dhe Trashëgimisë Islame.
Një qendër e re kulture kjo, ku do të ekspozohen objekte e libra me vlerë të rrallë.
Sipas Ramës, Tirana tanimë është e pasur me stacione arti, kulture e historie, të cilat do të shkojnë duke u shtuar.
Projekti, sipas tij, është për të patur një muze të gjallë ku të ketë aktivitet ekspozitash dhe diskutimesh.
Ai po ashtu ka thënë se shpreson që deri në vitin 2030 të jetë çelur dera e këtij muzeu.