Mesila Doda reagon pasi nuk iu bashkua PD-së në parlament: Nuk u konsultova për grupet, do vazhdoj me kauzat e PDIU

17 September 2025, 20:34Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mesila Doda reagon pasi nuk iu bashkua PD-së në parlament: Nuk u
Mesila Doda

“Nuk jam deputete e PD-së”, thotë Mesila Doda në një reagim lidhur me vendimin që mori për të qenë deputetë e pavarur.

Doda pretendon se nuk është konsultuar për grupet e krijuar në parlament, ndërsa thekson se do të vazhdojë të mbrojë kauzat e opozitës dhe PDIU-së.

“Unë jam deputete e opozitës dhe PDIU-së. Nuk jam konsultuar për konfigurimet e grupeve që janë krijuar. Do të vazhdoj të mbaj kauzat e opozitës dhe të PDIU-së. Nuk ka një grup të përbashkët opozitar sikurse ishte ne zgjedhje ku do ishte normale te ishim të gjithë pjesë”, shprehet Doda për Top Channel.

Në deklarimin që Doda ka bërë në Kuvend shprehet se nuk është pjesë e asnjë grupi parlamentar, duke u distancuar nga Partia Demokratike.

Sali Berisha i dha mundësinë dy aleatëve të tij, Ilir Meta dhe Fatmir Mediu, të krijonin grupin e tyre parlamentar, por Mesila Doda preferoi të mos ishte as në grupin e PD dhe asaj të Fatmir Mediut që grupoi aleatët te gjithë bashkë, përfshirë kreun e PBDNJ, Vangjel Dule.


Video