Shkak, miqësia e ngushtë? Jorida Tabaku përjashton mundësinë e përballjes me Ogerta Manastirliun: Nuk do jem kandidate për Bashkinë e Tiranës

17 September 2025, 10:54Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shkak, miqësia e ngushtë? Jorida Tabaku përjashton
Ogerta Manastirliu dhe Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka hedhur poshtë mundësinë e një kandidature për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e pjesshme vendore.

Tabaku theksoi për Syri Tv se, beteja e saj është në parlament duke e përjashtuar mundësinë e përballjes me Ogerta Manastirliun, kandidaten e Partisë Socialiste.

“Fokusi im është në parlament. Bashkia nuk është pjesë e ambicieve të mia. Do bëj maksimumin për të përfaqësuar PD dhe qytetarët që më votuan”, deklaroi ajo.

Deputetja gjithashtu komentoi mbi nevojën për ndryshime strukturore në drejtimin e Bashkisë së Tiranës dhe kritikoi mënyrën se si po administrohet aktualisht: “Bashkia ka nevojë për ndryshimin e sistemit, jo thjesht për ndërrim kryetarësh. Ky mënyrë e sjelluri duhet ndryshuar.”

Kujtojmë se Jorida dhe Ogerta kanë një miqësi të hershme që në kohët e gjimnazit.

Shkak, miqësia e ngushtë? Jorida Tabaku përjashton


Video