Fati i Veliajt, këshilltarët socialistë të Bashkisë Tiranë mblidhen nesër në selinë e PS

16 September 2025, 19:54Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fati i Veliajt, këshilltarët socialistë të Bashkisë
Këshilli Bashkiak Tiranë

Këshilltarët e Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak të Tiranës do të mblidhen nesër në selinë qendrore të PS, ku do të diskutojnë procedurat për shkarkimin e ish-kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj.

Mbledhja vjen në vijim të kërkesës së kryeministrit Edi Rama, i cili i ka kërkuar zyrtarisht Këshillit Bashkiak të nisë procedurat për largimin e Veliajt nga posti, pasi që prej10 shkurtit Tirana është pa kryetar, për shkak të arrestit të ish-kryebashkiakut.

Pritet që gjatë takimit të trajtohen hapat ligjorë dhe institucionalë që duhet të ndiqen për zbatimin e kërkesës së kryeministrit Rama, gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së, më 11 shtator.


Video