Shpërthimi u dëgjua në gjithë Kamzën, ja sa është dëmtuar banesa e Xhelal Mziut (VIDEO)

19 September 2025, 09:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Shpërthimi u dëgjua në gjithë Kamzën, ja sa

Janë publikuar pamjet e para nga banesa e deputetit të Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, pas shpërthimit që ndodhi pas mesnatës në rrugën “Arjan Sala”, në Kamëz.

Video dhe foto të marra nga vendngjarja tregojnë dëmet e shkaktuara në murin rrethues të banesës, si dhe situatën në zonën përreth menjëherë pas shpërthimit.

Nga pamjet e bëra publike, shihet qartë se lënda plasëse ka shkaktuar dëmtime në pjesën e rrethimit të banesës, aty ku edhe dyshohet se është vendosur sasia e eksplozivit.

Në momentin e shpërthimit, në banesë ndodhej vetëm deputeti Xhelal Mziu dhe bashkëshortja e tij. Fatmirësisht, nuk ka pasur persona të lënduar. 


Video