PS i miratoi e vetme/ Grupi Parlamentar i PD çon në “Kushtetuese” rregulloren e Kuvendit dhe “Diellën”!

23 September 2025, 15:35Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
PS i miratoi e vetme/ Grupi Parlamentar i PD çon në
FOTO: Selia e Partisë Demokratike

Partia Demokratike ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e dy vendimeve të miratuara nga mazhoranca në seancën e fundit plenare.

PD kërkon  shfuqizimin e ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit, duke i cilësuar si të njëanshme dhe si të papajtueshme me Kushtetutën. 

Gjithashtu, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i kërkon Gjykatës shfuqizimin, si antikushtetues, të dekretit të Presidentit për “ngritjen dhe funksionimin e Ministrit Virtual të Inteligjencës Artificiale Diella”.

Kujtojmë se seanca e fundit, e mbajtur të enjten e 18 shtatorit, ishte parashikuar të ishte maratonë por në fakt zgjati vetëm 25 minuta.

PS miratoi e vetme programin qeveritar si dhe ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, mes tensioneve dhe kundërshtimeve të opozitës.


Video