Shabani zbulon vendimin: Veliaj s’do të jetë i pranishëm në mbledhjen e Këshillit Bashkiak!

23 September 2025, 11:52Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Shabani zbulon vendimin: Veliaj s’do të jetë i pranishëm

Kryetari i partisë “Nisma Thurje”,  Endri Shabani në një dalje për mediat, bëri të ditur se Komisioni i çështjeve ligjore, ka marrë vendimin që Erion Veliaj, nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Bashkiak.

Shabani tha se ky vendim është marrë nga socialistët, por nuk kishin argumentim për këtë.

“Veliaj që prej 10 shkurtit është në burg. Ligji është i qartë që pas 3 muajsh mosprani, ai shkarkohet. Një orë debat është bërë se nuk janë përfshirë kërkesat e opozitës. Sot iu erdhën mëndët anëtarëve të PS-së dhe po votojnë për kërkesat tona. Nuk kishte argumente, por nuk u pranua që Veliaj të vinte sot në sallën e Këshillit Bashkiak,” tha ai.

Veliaj akuzohet për një sërë veprash penale, si korrupsioni, fshehja e pasurisë, apo edhe favorizim i biznesmenëve në tenderat dhe lejet e ndërtimit të dhëna nga Bashkia e Tiranës.


Video