Protesta e Sali Berishës, vjen reagimi i parë nga PS: Oligarkët po luajnë me dy porta

8 July 2022, 13:04Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Protesta e Sali Berishës, vjen reagimi i parë nga PS: Oligarkët
Deputeti i Partisë Socialiste Petro Koçi

Deputeti i Partisë Socialiste Petro Koçi, ka komentuar protestën e organizuar ditën e djeshme nga Paria Demokratike, duke e quajtur si një lajm të keq për Shqipërinë.

Koçi shprehet se protesta dëshmoi që për demokratët Sali Berisha është më i rëndësishëm se Shqipëria. “Shpenzimet e protestës vërtetuan gjithashtu se oligarkët bëjnë lojë me shumë porta” shprehet ndër të tjera deputeti Koçi.

“Edhe se nuk ishte proteste me e madhe nga ato qe orientonte Lul Basha serish mund te themi se protesta e mbremshme ishte nje lajm i keq per Shqiperine.

Deshmoi se per pëdëistet Saliu eshte me i rendesishem se Shqiperia. Deshmoi se euroatlantizmi ne PD nuk eshte bindje, por retorike pragmatiste. Shpenzimet e protestes vertetuan gjithashtu se oligarket bejne loje me shume porta.

Nga ana tjeter verteton se standarti kulturor dhe politik i Berishes eshte mjaft i perhapur ne shoqeri. Deshmon se rinovimi i vertete politik, ndryshimi i lidershipit politik te ne eshte seprapthi. Prandaj Nano iku para Berishes kur duhej te ndodhte ndryshe.

Iku Luli para Berishes, kur ky i fundit duhej te ishte ne pension. Ndersa nga gjuha e analisteve kuptoj qe dhuna ne shoqerine tone eshte akoma pasion” shkruan deputeti Koçi.


Video