Ekzekutimi i ish-kryeministrit japonez, Rama: Po tronditen themelet e demokracisë

8 July 2022, 12:41Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ekzekutimi i ish-kryeministrit japonez, Rama: Po tronditen themelet e
Shinzo Abe

Kryeministri Rama është shprehur i tronditur nga vrasja e ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe, i cili u qëllua me armë zjarri teksa po mbante një fjalim elektoral në Nare.

Nëpërmjet një postimi në Twitter Rama shpreh ngushëllimet më të thella për familjen e politikanit dhe për popullin japonez.

Rama shkruan se vrasja e Shinzo Abe nxjerr në pah se sa shumë tronditen themelet e demokracisë kur politikanët shihen si armiq për t’u shkatërruar dhe jo si kundërshtarë për t’u angazhuar.

"I tronditur dhe i pikëlluar nga vdekja e ish-kryeministrit Shinzo Abe. Ngushëllimet tona më të thella familjes së tij dhe popullit të Japonisë. Vrasja e tij nxjerr në pah se sa shumë tronditen themelet e demokracisë kur politikanët shihen si armiq për t’u shkatërruar dhe jo si kundërshtarë për t’u angazhuar", shkruan Rama.


Video