Dy orë zgjati protesta kombëtare e opozitës që pati një pjesëmarrje masive. Gjatë fjalës së tij, kreu i PD, Sali Berisha i përcolli disa mesazhe kreut të qeverisë Edi Rama, duke e cilësuar si armik dhe se i ka orët e numëruara në pushtet.
Berisha i bëri thirrje BE që të hapë sa më parë negociatat me Shqipërinë, ndërsa kundërshtoi sërish nismën e Open Balkan.
Ndërkohë, protestës së 7 korrikut i janë bashkuar edhe deputetët që deri më tani nuk i kanë qenë në krah të kreut të PD-së, Sali Berisha.
Më poshtë, emrat e disa prej deputetëve që ishin të pranishëm, por besohet se edhe të tjerë deputetë kanë qenë të pranishëm në tubim, por nuk janë ekspozuar.
Deputetët që iu bashkuan protestës:
Dhurata Çupi
Saimir Korreshi
Fatjon Veizaj
Jorida Tabaku
Alfred Rushaj
Grida Duma
Ervin Salianji
Xhelal Mziu
Bledion Nallbati
Dashnor Sula
Kastriot Piroli
Lefter Gështenja